Shfuqizimi i departamentit Anti-Korrupsion: Arsyetohet Hoti, thotë se ishte antikushtetues

  • E.K /
  • 21 October 2020 - 10:36
Shfuqizimi i departamentit Anti-Korrupsion: Arsyetohet Hoti, thotë se ishte antikushtetues

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka folur sot edhe për shfuqizimin e Departamentit Special Anti-Korrupsion që funksiononte në kuadër të Policisë së Kosovës.

Hoti thotë se e ka marrë këtë vendim, për shkak se kjo taksë sipas tij ishte antikushtetuese.

“Ka qenë antikushtetues. Pushtetet janë të ndara. Përmes këtij vendimi brenda PK janë kritikuar struktura jo ligjore jo në përputhje me ligjin. Ju garantoj që ne do ta kthejmë ligjshmërinë. Unë ju garantoj që jemi të vendosur që të kthejmë ligjshmërinë. Dhe me lejoni të them që nuk keni parë gjë akoma sa i përket vendimeve për kthim të ligjshmërisë”, theksoi Hoti.

Shuarja e Task-Forcës nga Qeveria Hoti u kritikuar nga shoqëria civile, nga EULEX-i e nga Bashkimi Evropian.

(Kosova Sot Online)