Hoti i përgjigjet Lajçakut: Kushtetuta është prekë në vitin 2013

  • E.K /
  • 21 October 2020 - 10:43
Hoti i përgjigjet Lajçakut: Kushtetuta është prekë në vitin 2013

Kryeministri Avdullah Hoti i është përgjigjur emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili pasi shkoi për vizitë në Beograd, tha se Kosova duhet të shkojë përtej kushtetutës nëse do të arrijë marrëveshje me Serbinë.

Hoti ka thënë se Kushtetuta është prekur në vitin 2013 kur në Kuvendin e Kosovës është ratifikuar marrëveshja e nënshkruar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Ne jemi në proces të dialogut me një platformë të qartë…. Nuk preket integriteti territorial i vendit.. Marrëveshja duhet të jetë gjithpërfshirëse, obligative, me pikën e parë për njohje reciproke… Kushtetuta është prekë në vitin 2013 kur është ratifiku kjo marrëveshje”, tha Hoti.

Ai ka përsëritur se kjo çështje është e mbyllur dhe nuk do të hapet më, ndërsa theksoi se nuk pret që dialogu të bllokohet për shkak të kësaj.

“Nuk pres që procesi i dialogut të bllokohet për shkak të saj”, pohoi Hoti.

Ai ka përsëritur gjithashtu se asgjë për të cilën do të arrihet dakordi me Serbinë nuk do të zbatohet përderisa nuk arrihet marrëveshja finale, e cila sipas tij, pikën e parë duhet ta ketë njohjen reciproke.

“Çdo gjë që bisedojmë tash, nuk dakordohemi për asgjë derisa nuk e përmbyllim plotësisht marrëveshjen. Nëse bllokohet ndodh jo për shkak tonin”, tha Hoti. 

(Kosova Sot Online)