Katër pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

  • E.K /
  • 21 October 2020 - 10:47
Katër pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 21 pacientë me COVID-19.

Nga kjo shifër, 17 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Ndërsa, nga koronavirusi janë shëruar tre pacientë.

Tutje, spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 18 operacione.

Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 6, dhe kanë lindur 1 foshnje e gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 247 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 244 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,461 analiza.142 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 100 Rëntgen, 28 EHO dhe 14 CT-ja”, thuhet tutje në njoftimin e spitalit.