Hoti i bindur se do ta çojë deri në fund mandatin e kryeministrit

  • E.K /
  • 21 October 2020 - 10:52
Hoti i bindur se do ta çojë deri në fund mandatin e kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është i bindur se do ta përfundojnë mandantin e tyre në Qeveri deri në fund.

Kështu tha Hoti në një konferencë për media të mbajtur para pak minutash. Ai tha se nuk sheh arsye që të ketë zgjedhje të reja.

“Unë jam i bindur që do ta çojmë mandatin deri në fund. Unë nuk shoh asnjë arsye që të ketë zhvillime të tjera, por edhe nëse nesër bie kjo qeveri, unë ju garantoj që do të dalim me të njëjtin integritet personal siq kemi ardh në ditën e parë në Qeveri”, tha Hoti.

Ai shtoi se kurëdo që do ta dorëzojë postin e kryeministrit në një situatë shumë më të mirë se që ai e ka marrë.

“Kurëdo që e dorëzoj punën e kryeministrit, ju garantoj që ka me ja dorëzu kryeministrit të ardhshëm në një situatë shumë më të mirë se që unë e kam marrë”, tha Hoti. 

(Kosova Sot Online)