Ky fëmijë ka humbur, nëse e shihni lajmërohuni në këtë numër

  • G.G /
  • 21 October 2020 - 11:55
Ky fëmijë ka humbur, nëse e shihni lajmërohuni në këtë numër

Një fëmijë ka humbur në qytetin e Fushë Kosovës dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij, përderisa nëna është duke e kërkuar atë

Në grupin “Marakli t’kerreve”, në rrjetin social Facebook, është publikuar fotografia e këtij fëmijë dhe kërkohet që kushdo që e sheh ta lajmërojë policinë në numrin 192.

Nuk është dhënë ndonjë informacion shtesë se kur ka humbur ky fëmijë dhe të dhënat e tjera rreth tij.

Mirëpo, kushdo që e sheh, lajmërojeni policinë në numrin 192, ose dërgojeni në stacionin policor, pasi që nëna e tij po e kërkon.

(Kosova Sot Online)