Dumoshi viziton Prekazin: Krenari e motiv për punë e angazhim

  • G.G /
  • 21 October 2020 - 12:58
Dumoshi viziton Prekazin: Krenari e motiv për punë e angazhim

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi, ka njoftuar se përgjatë ditës së sotme ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” , bashkërisht me kryetarin e Komunës së Prekazit, Bekim Jasharin.

Lajmin Dumoshi e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, duke treguar se i shkoi në vizitë edhe kryetarit të Komunës së Prekazit, për të biseduar “çështje të interesit të përbashkët”.

Postimi i plotë:

Për vizitë në Skënderaj shoqëruar nga zv/ministri Halil Matoshi dhe bashkëpunëtorët në MKRS.
Bashkë me Kryetarin Bekim Jashari, vizitën e filluam në Prekazin legjendar në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Secilën herë që ndalem në Prekaz është po e njejta ndjenjë e përzier e krenarisë por njëkohësisht motiv për punë dhe angazhim.
Vizitën e vazhduam në Komunën e Skënderajt ku me Kryetarin Jashari diskutuam për shumë çështje të interesit të përbashkët.
MKRS është prezente me shumë projekte në këtë komunë dhe përmirësimi i ambienteve kulturore dhe sportive ndikon direkt në jetën sociale të këtij qyteti.
Patëm rastin të vizitojmë projektet ku ka investuar ministria dhe ato të cilat kanë filluar sivjet.

(Kosova Sot Online)