Tahiri: Lajçak mori motiv për ndryshim të Kushtetutës nga takimi që pati me Kurtin

  • E.K /
  • 21 October 2020 - 15:46
Tahiri: Lajçak mori motiv për ndryshim të Kushtetutës nga takimi që pati me Kurtin

Në interpelancën e kryeministrit Avdullah Hoti për mini-shengenin, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri thotë se Kurti i dha motivim  emisarit special të dialogut të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës rreth Asocacionit të Komunave serbe.

Tahiri tha se të gjithë e kanë parë mbështetjen që Kurti ia dha Lajçakut.

“Pavarësisht që sot VV e ka thirrur këtë interpelancë të kryeministrit Hotit nuk duhet harruar që është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje që i jep mbështetje LDK-së në këtë process. Pra Hoti dhe Kurti në këtë proces janë bashkë. Ne pamë mbështetjen që Kurti ia dhamikut të tij, Lajçakut gjatë vizitës së fundit që e kishte në Prishtinë. Madje mund të them që motivimi për ndryshim të Kushtetutës mund ta ketë marrë pikërisht nga takimi i fundit që kishte me Albin Kurtin”, tha Tahiri. 

(Kosova Sot Online)