Pesë mënyrat se si virusi e ka ndryshuar kompaninë e filmave, Netflix

  • A.P /
  • 21 October 2020 - 16:03
Pesë mënyrat se si virusi e ka ndryshuar kompaninë e filmave, Netflix

Kërkesa për të shikuar filma në internet u rrit kur bota hyri në izolim në fillim të këtij viti. Por, si po ia del Netflix=i pas gjithë atij izolimi?

1.Rritja po ngadalësohet – madje edhe më shumë sesa kishte pritur Netflix.z

Sipas rezultateve të fundit, Netflix shtoi rreth 2.2 milion abonentë të rijnë në tre muaj deri më 30 shtator, ku vërshimin kryesor të abonentëve të rijnë e pati gjatë pandemisë.

Ndërsa kishte paralajmëruar se do të kishte rënie të dukshme, pasi që masat kundër koronavirusit ishin zbutur.

Megjithatë, Netflix paralajmëroj se është ende në rrugën e duhur për të thyer një numër rekord prej 34 milionë abonentësh të rinj në 2020, ose më shumë se 200 milionë në përgjithësi.

2.The Old Guard, një film aksion me protagonist Charlize Theron, ishte hiti i Netflix-it gjatë tremujorit në karantinë.

Netflix-u tha se 78 milionë familje shikuan The Old Guard, një film aksion, në katër javët e para pas fillimit të tij, duke e bërë atë titullin më të popullarizuar të Netflix në tremujorin e pandemisë.

3.Tregjet jashtë ShBA-së janë absolutisht kritike për biznesin e kompanisë Netflix.

Abonentët kryesorë Netflix gjatë tremujorit i ka pasur në Japoni dhe Korenë e Jugut. Por Netflix ende fitimet më të mëdha i ka nga abonentët amerikanë.

4. Tani gara është në vazhdim e sipër me më shumë përmbajtje të filmave.

Mbyllja e prodhimeve filmike, kinemave, teatrove, ka bërë që Netflix të rritet jashtëzakonisht shumë, ku tani po shpreson edhe për oferta të reja dhe fitimprurëse nga ana e investitorëve.

5. Ngadalësimi i prodhimit të filmave gjatë këtij viti i ka ndihmuar fitimet e tij.

Netflix ka raportuar se ka pasur fitime prej 790 milion dollarëve dhe të ardhurat u rritën edhe më shumë falë pjesës së vlerësimit të euros ndaj dollarit, shkruan BBC.


(Kosova Sot Online)