Nisma pro krijimit të Asocacionit, por pasi të ndodhë njohja nga Serbia

  • A.P /
  • 21 October 2020 - 19:52
Nisma pro krijimit të Asocacionit, por pasi të ndodhë njohja nga Serbia

Endrit Shala, shefi i Grupit Parlamentar të Nisma-AKR, ka thënë se ata janë pro themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe nëse ai bëhet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

“Asociacioni i Komunave Serbe sipas marrëveshjes së vitit 2013, asaj të vitit 2015 dhe aktgjykimit të Kushtetueses është obligim ndërkombëtar i Kosovës dhe institucioneve të saj. Por besoj se për të gjithë është e qartë se Asociacioni i Komunave Serbe do të themelohet vetëm sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thotë ai.

”Madje, sipas aktgjykimit të saj vetëm si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke”.

(Kosova Sot Online)