Një 29 vjeçar vetëvritet në Burgun e Dubravës

  • S.A /
  • 22 October 2020 - 08:57
Një 29 vjeçar vetëvritet në Burgun e Dubravës

Një i burgosur është vetëvarur në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, teksa është theksuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:41 minuta.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 22:41 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet V. H i lindur më 1991, është gjetur i vdekur si pasoj e vetvarjes.Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se në bazë të raportit mjekësor të stacionit, i burgosuri V.H në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike.

“Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Lëndim i rënd trupor dhe Vjedhje e rend.Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.Stafi mjekësor i Stacionarit të Burgut të Dubravës ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online )