Lexoni edhe:
“Në llogarinë tuaj janë transferuar 2.1 milionë euro”, kosovarët tallen edhe me avullimin e 2 milionë eurove
Një peshkatar ka nxjerr nga Oqeani Indian një peshkaqen 11 centimetra me dy koka.
Ninin Patil kishte vërejtur peshkaqenin e vogël në ujë, e një gjë të tillë kurrë më parë nuk kishte hasur dhe për këtë arsye e kishte fotografuar për ta dokumentuar, dhe më pas e kishte rikthyer në ujë.
Patil ka thënë se peshkatarët nuk hanë peshq aq të vegjël, dhe për këtë as që i shkoi në mend ta mbajë peshkaqenin për vete.
“Kurrë nuk kemi parë diçka të tillë. Besoj se bëhet fjalë për ndonjë mutacion”, ka deklaruar peshkatari indian Umesh Palekar.
Në anën tjetër ekspertët nga Mumbai kanë konfirmuar se kjo krijesë është shumë e rrallë, dhe e para në brigjet e Maharashtras.
two-headed #shark (dicephalic) recorded first time from #Maharashtra marine water. fisherman nitin patil from palghar, satpati found dicephalic Spadenose shark.
— Akshay Mandavkarë (@akshay_journo) October 12, 2020
report - https://t.co/pq8zB94HPS@vidyathreya @SharkAdvocates @TheSharkStanley @akhileshkv7 @IUCNShark @anishandheria pic.twitter.com/fCIDXPd802
(Kosova Sot Online)