Lexoni edhe:
Vdes ish-deputeti dhe gazetari i njohur kosovar
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, u kthye të mërkurën në aktivitete zgjedhore me sulme të ashpra ndaj presidentit të tanishëm, Donald Trump, kur kanë mbetur më pak se dy javë deri në zgjedhjet presidenciale.
Duke folur në një tubim zgjedhor në Filadelfia në emër të Bidenit, që dikur e kishte zëvendës, Obama i drejtoi kritikat më të ashpra deri më tani ndaj pasardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Vdes ish-deputeti dhe gazetari i njohur kosovarLexoni edhe:
Obama pati kritika për retorikën përçarëse të Trumpit, dështimet në Shtëpinë e Bardhë dhe shprehinë e tij për t’i ripublikuar postimet e të tjerëve në Tëitter që kanë të bëjnë me teoritë konspirative.
Ai e kritikoi presidentin edhe për menagjimin e situatës së pandemisë, duke thënë se Trumpi nuk mund ta mbrojë as veten nga koronavirusi, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Ky nuk është ‘reality show’. Ky është realitet”, tha Obama, duke iu referuar të kaluarës së Trumpit si figurë televizive. “Ne të tjerët u detyruam të jetojmë me pasojat pasi ai e dëshmoi veten si të paaftë për ta marrë pozitën seriozisht”, shtoi ai.
Sipas Obamas, nëse fiton Bideni, amerikanët nuk do të kenë një president që del nga rruga e vet për t’i fyer të gjithë ata që nuk e përkrahin ose që i kërcënon ata me burgim. “Kjo nuk është sjellje normale presidenciale”, tha ish-presidenti demokrat.
Obama do të marrë pjesë në tubime zgjedhore për ta përkrahur Bidenin edhe në Florida, Miami dhe Orlando, kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në datën e zgjedhjeve – 3 nëntor.
(Kosova Sot Online)