Gjashtë pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

  • E.K /
  • 22 October 2020 - 10:42
Gjashtë pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton për trajtimin e 23 pacientëve me koronavirus.

Nga kjo shifër, 19 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 235 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. 270 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,455 analiza, ndërsa janë kryer 14 operacione. 92 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë  43 Rëntgena, 33 EHO dhe 16 CT-ja”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)