Arrestohet gjakovari, gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar

  • E.K /
  • 22 October 2020 - 11:10
Arrestohet gjakovari, gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar

Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar dje në fshatin Jabllanicë të Gjakovës pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta me leje dhe tri gëzhoja.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fshati Jabllanicë, Gjakovë   21.10.2020 – 20:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që i njëjti në aheng familjar ka shtënë disa herë me pistoletë. Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta (me leje) dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.  

(Kosova Sot Online)