Covid-19: Spanja, vendi i parë në Evropë që regjistron 1 milion raste

  • E.K /
  • 22 October 2020 - 11:52
Covid-19: Spanja, vendi i parë në Evropë që regjistron 1 milion raste

Qeveria spanjolle po e shqyrton marrjen e masave të reja kundër koronavirusit, duke marrë parasysh që ka regjistruar 1 milion  raste infeksioni.

Spanja është bërë vendi i parë në Evropën Perëndimore që regjistroi 1 milion raste me koronavirus,  duke shënuar dyfishimin e numrit të saj në vetëm gjashtë javë.

Shkalla e infeksionit të koronavirusit në Spanjë filloi të rritet me shpejtësi në fund të gushtit dhe filloi të shënonte 10.000 raste në ditë pas një ngadalësimi të testeve pozitive gjatë verës. Duke marrë parasysh që Spanja është vend turistik, ku turistët evropian frekuentojnë për bregdet, testimi për koronavirus gjatë stinës së verës u ulë dukshëm.

Qeveria thuhet se po shqyrton vendosjen e orarit të ndalimit në disa nga zonat më të goditura, përfshirë Madridin, në një përpjekje nga ana e qeverisë për ta ngadalësuar shkallën e infeksionit.

Të premten e kaluar, vendi raportoi më shumë se 30.000 raste në një ditë të vetme, më e larta shifër që nga fillimi i pandemisë.

Franca fqinje po e shqyrton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në shkurt të vitit 2021 pasi edhe ajo arriti në shifrën prej një milion rastesh.

 Këtë muaj, autoritetet spanjolle urdhëruan që kryeqyteti Madrid të bllokohet dhe njëkohësisht qeveria mori masa që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme 15-ditore.

Ministri i Shëndetësisë do të takohet me udhëheqësit rajonalë të enjten për të diskutuar rreth hapave të ardhshëm.

Spanja deri më tani ka regjistruar rreth 1 milion raste me koronavirus, duke përfshirë 34.366 vdekje, duke u bërë vendi numër një në Evropë me infeksione, shkruan SkyNews.

(Kosova Sot Online)