Detaje nga vdekja e vullnetarit që mori vaksinën anti-covid

  • E.K /
  • 22 October 2020 - 12:03
Detaje nga vdekja e vullnetarit që mori vaksinën anti-covid

Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen që ngriti më shumë ankthin në botë, ku një vullnetar në Brazil humbi jetën pasi i ishte nënshtruar vaksinës së koronavirusit.

Sipas raportimeve, doktori brazilian që vdiq me Covid-19, pasi i ishte bashkuar vullnetarisht testimit të vaksinës së AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit, nuk ishte pjesë e grupit eksperimental që mori vaksinën.

Doktori 28-vjeçari João Pedro R. Feitosa raportohet të ketë humbur jetën si pasojë e komplikacioneve nga virusi, më 15 tetor.

Gazeta Globo dhe agjencia Bloomberg shtojnë se ai ishte në grupin e kontrollit dhe mori një placebo në vend të vaksinës që po testohet. Që prej marsit, ai trajtonte pacientët me koronavirus në dy spitale të Rio-s.

Universiteti i Oksfordit reagoi, menjëherë, pas këtij rasti duke thënë se testimet do të vazhdojë edhe pas vdekjes së vullnetarit, duke shtuar se një hetim i pavarur nuk kishte zbuluar ndonjë gjë shqetësim për sigurinë.

“Pas vlerësimit të kujdesshëm të kësaj çështje në Brazil, nuk ka pasur shqetësime në lidhje me sigurinë e provës klinike dhe hetimi i pavarur, përveç rregullatorit brazilian kanë rekomanduar që testimi të vazhdojë”, thuhet në komunikatë./A2CNN

(Kosova Sot Online)