Agjencia shqiptare organizon udhëtime në Beograd për festat kombëtare të nëntorit

  • E.K /
  • 22 October 2020 - 12:06
Agjencia shqiptare organizon udhëtime në Beograd për festat kombëtare të nëntorit

Për festat kombëtare të nëntorit, një agjenci e udhëtimeve në Shqipëri po organizon vizitë për në Beograd. “Matias Travel & Tours” po u ofron shqiptarëve që për 99 euro, ta realizojnë një vizitë 3-ditore në kryeqytetin e Serbisë. Ata që do të marrin pjesë në këtë udhëtim, do të vizitojnë monumente të ndryshme të Serbisë, përfshirë Presidencën dhe Parlamentin.

Këtë ofertë, agjencia e ka shpërndarë në faqën e saj në Facebook e Instagram, ndërsa në web-faqen e tyre kanë publikuar edhe programin e vizitës në Beograd.

Agjencia e ka shmangur Kosovën, duke preferuar që këtë vizitë ta realizojnë duke kaluar nëpër Maqedoninë e Veriut. Në Shkup ata do të qëndrojnë 2 orë, për t’u nisur drejt Beogradit, ku në mbrëmje është planifikuar akomodimi në një hotel atje.

Sipas planprogramit, ata do t’i nizin vizitat në kryeqtytetin serb duke vizituar Katedralen e Madhe të Sv. Saves, do të vazhdojnë vizitën në Shtëpinë e Luleve apo ish-rezidenca qendrore e Marshall Titos, aty ku ndodhet dhe Mazoleumi i tij. Pas kësaj do të drejtohen në Kalanë e madhe Kalemegdan; Beogradin e ri; Urën e re Ada mbi lumin Danub; Rrugën e Shkodranëve; Pallatin e Presidentit apo dhe atë të Parlamentit, si dhe ndërtesa të tjera muzeale.

Pas kryerjes së këtyre vizitave, është planifikuar edhe një vizitë në qendrën tregtare USCE, ku do të kenë mundësi të organizojmë shoping për rreth 2 orë. Në varesi të dëshirës së grupit dhe me pagesë ekstra, organizatorët kanë thënë se mund të organizohet një udhëtim në lumin Sava dhe Danub. Në mbremje është planifikuar vizitë në rrugën më të famshme të Beogradit, “Skadarska”, ku do të dëgjojnë muzikën tradicionale të kulturës sllave.

Kthimi nga Beogradi për në Shqipëri do të bëhet përmes Kosovës. Pasi ta hanë mëngjesin e fundit të vizitës në Serbi, grupi që do ta vizitojë kryeqytetin serb do të niset drejt Prishtinës, ku kanë planifikuar të hanë drekë dhe pastaj të nisen për në Tiranë.

(Kosova Sot Online)