Ivica Daçiq zgjidhet kryetar i parlamentit të Serbisë

  • E.K /
  • 22 October 2020 - 12:39
Ivica Daçiq zgjidhet kryetar i parlamentit të Serbisë

Deputetët e Parlamentit të Serbisë sot në seancën konstituive kanë zgjedhur Ivica Daçiqin kryetar të Parlamentit.

Deputetët kanë zgjedhur edhe nënkryetari, sekretarin e përgjithshëm dhe anëtarët e trupit punues, shkruan edicioni në gjuhën serbe i Radios Evropa e Lirë.

Në seancën e kaluar të parlamentit janë verifikuar mandatet e deputetëve.

Ivica Daçiq i cili ka qenë ministër i Punëve të Jashtme deri tani, ka thënë se posti i kryetarit të Kuvendit të Serbisë të cilën ai e mban, sipas Kushtetutës, është pozicioni më i lartë që ai ka mbajturdhe që vetëm “injorantët politikë ose dikush i lig” mund të pretendonte ndryshe duke hedhur poshtë disa pretendime se ai ishte degraduar

“Unë nuk jam politikan i ri, nëse do të më bënte për pozita do t’i kisha kaluar të gjitha ato. Kjo është rikthim në shtëpinë time. Unë kam qenë anëtar i parlamentit që nga viti 1992”, i ka thënë Daçiqi Tv Pink.

(Kosova Sot Online)