Nuk ndalen vjedhjet në shtet: Policia e konfirmon vjedhjen e arkës në AUV

  • S.A /
  • 22 October 2020 - 13:15
Nuk ndalen vjedhjet në shtet: Policia e konfirmon vjedhjen e arkës në AUV

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin se mëngjesine  sotëm është raportuar për vjedhje në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Fushë Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se njësitë policore gjenden në vendin e ngjarjes.

“Me datë 22.10.2020 në orën 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovfë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka deklaruar Hoxha.

(Kosova Sot Online )