Prokuroria nis hetimet për vjedhjen në AUV

  • S.A /
  • 22 October 2020 - 13:46
Prokuroria nis hetimet për vjedhjen në AUV

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet rreth vjedhjes që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. Nisjen e hetimeve e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit në fjalë”, ka deklaruar Ulaj.

Ndërkohë, lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se njësitë policore gjenden në vendin e ngjarjes.

“Me datë 22.10.2020 në orën 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka deklaruar Hoxha.

(Kosova Sot Online )