Milano, Roma e Napoli vendet më të rrezikuara nga covid-19

  • E.K /
  • 22 October 2020 - 14:07
Milano, Roma e Napoli vendet më të rrezikuara nga covid-19

Regjistrohen 127 viktima me covid-19 gjatë ditës së djeshme në Itali.

Vendi konfirmoi rritjen më të lartë të raste pozitive një ditë më parë, ku u raportuan mbi 15 mijë  raste pozitive shkruan CNN.

“Në Milano, Napoli dhe Romë është përhapur virusi në mënyrë të pakontrolluar”, ka thënë Walter Ricciardi, këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë në Itali.

Gjatë ditës së martë, Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, ka thënë se qeveria është duke punuar për të shmangur një kufizim të dytë .

Speranza, gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që të respektojnë masat mbrojtëse në të mirën e shëndetin të tyre dhe të vendit.

Të mërkurën, pothuajse një e treta e rasteve të raportuar ishin nga rajoni i Lombardisë, e cila ishte epiqendra e përhapjes së virusit në pranverë .

(Kosova Sot Online)