159 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë, asnjë i vdekur

  • E.K /
  • 22 October 2020 - 14:34
159 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë, asnjë i vdekur

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 159 raste të reja me koronavirus.

Zemaj ka shkruar se janë testuar 1 mijë e 245 mostra, nga të cilat 159 kanë rezultuar pozitive.

“Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit është shënuar numër rekord i testimeve.

 

Në muajin dedikuar Ndërgjegjësimit për luftën kundër Kancerit të Gjirit, bëj thirrje për të gjitha nënat, motrat dhe...

Publiée par Armend Zemaj sur Jeudi 22 octobre 2020

(Kosova Sot Online)