Komuna e Prishtinës ende pa tender për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë

  • A.P /
  • 22 October 2020 - 23:16
Komuna e Prishtinës ende pa tender për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë

Komuna e Prishtinës ende nuk ka ri-shpallur tender për ndërtimin e strehimores se qenve endacakë.

Nuk janë çdoherë kaq të qetë.

Qentë endacakë që shihen pothuajse tërë kohën në kryeqytet, kanë sulmuar edhe qytetarët.

Të enjten u raportua për një rast të sulmit nga një grumbull qensh endacakë, një grua shtatëzënë nga Prishtina.

Pas kësaj ajo u detyrua të marrë trajtim mjekësor.

E pas këtij rasti, është i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që ka kërkuar shpalljen e gjendjes emergjente.

Një rast i ngjashëm i kishte ndodhur edhe një gruaje tjetër.

Të rrezikuar nga prania e qenve endacakë, shprehen edhe qytetarë të tjerë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi pohon se janë raportuar raste të moshave të ndryshme dhe situata është shqetësuese.

Në një department tjetër të Komunës, që ka në projekt ndërtimin e strehimores për qentë endacakë, thonë se ka vonesa në këtë çështje.

Megjithatë, Habib Qorri nga drejtoria për Shërbime Publike pohon se kanë një afat për ndërtimin e kësaj strehimore.

Situatë e pasigurtë për shkak të qenve endacakë, është raportuar edhe në Komunat tjera të Kosovës.

(Kosova Sot Online)