Edhe një i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

  • A.P /
  • 22 tetor 2020 - 23:30
Edhe një i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Edhe një qytetar i Kosovës ka vdekur për shkak të koronavirusit të ri.

Viktima e fundit e COVID-19 është një qytetar i fshatit Beguncë të Vitisë.Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Vitisë, Vjollca Kadolli.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më sot në Kosovë janë 17.422 qytetarë të infektuar me coronavirus, prej tyre 1,871 janë shëruar e 657 kanë vdekur.

Ky është postimi i plotë i drejtoreshës së QKMF-së në Viti:

Virusi po vret!

Fatkeqësisht, çdo ditë po merrë jetë. Sot  kemi humbur një qytetar nga fshati Beguncë.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes nga Begunca për humbjen e familjarit të tyre. Humbja e tij, duke llogaritur jetën dhe veprat e tij është humbje e madhe për tërë Vitinë dhe Kosovën.

(Kosova Sot Online)