Kush është bukuroshja bullgare që futi në kurth avokatin e famshëm të Trumpit

  • S.A /
  • 23 October 2020 - 09:36
Kush është bukuroshja bullgare që futi në kurth avokatin e famshëm të Trumpit

Ajo ishte thuajse e panjohur deri para se të merrte pjesë në filmin “Borat”. Aktorja bullgare Marina Bakalova ishte ajo që futi në kurth avokatin e Donald Trumpit në një dhomë hoteli, pamje të cilat janë pjesë e filmit më të ri të Sasha Baron Cohen, “Borat”.

Ajo iu fut Gulianit në dhomë duke e provokuar, ndërsa gjithçka ishte një kamerë e fshehtë. Në video duket Guliani që fut duart në pantallona, ndërsa aktorja i hap këmishën.

Në lidhje me videon ka reaguar edhe Guliani, i ciliu u shpreh se më herët kishte njoftuar policinë për incidentin në fjalë.

“Dikush mu fut në dhomë, dukej si travestit. Nuk e dija kush ishte dhe njoftova policinë”, tha ai.

Në fakt, gjithçka ishte e kurdisur, dhe duket se Guliani në fakt ka rënë brenda.

(Kosova Sot Online )