Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komuna, mobilizohet KQZ-ja

  • S.A /
  • 23 October 2020 - 09:41
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komuna, mobilizohet KQZ-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, raporton Gazeta Express.

Kjo mbledhje do të mbahet në ora 10:00, është bërë e ditur në njoftimin për media.

Në rend të ditës,  janë disa pika, bëhet e ditur tutje.

Këto pika janë:

–        Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.

–        Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.

Këshilli për Operacione Zgjedhore

–        Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.

–        Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.

–        Formimi i Këshillit Mbikëqyrës për aktivitetet e informimit publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicën e Veriut që do të mbahen më 29 nëntor 2020.

–        Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së ZRPPC për ndryshimin në planin e punës së KQZ-së për vitin 2020.

4.     Të ndryshme

(Kosova Sot Online )