Policia jep detaje të reja për vjedhjen e kasafortës në AUV: Jo vetën nga një, u krye nga disa persona

  • G.G /
  • 23 October 2020 - 10:32
Policia jep detaje të reja për vjedhjen e kasafortës në AUV: Jo vetën nga një, u krye nga disa persona

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka dhënë detaje shtesë për vjedhjen e kasafortës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Siç shkruhet në raport, në këtë ngjarje dyshohet se kanë qenë të përfshirë disa persona.het

Policia thotë se ata kanë depërtuar me forcë në objekte, me ç’rast kanë kryer vjedhjen.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

“Rr. “Nënë Tereza”, Fushë Kosovë 22.10.2020 – 03:00. Raportohet se persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në objekte, me  ç’rast kanë kryer vjedhjen. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e Policisë.

Në AUV raportohet ndërkaq se është vjedhur një kasafortë, brenda së cilës ka pasur dokumente dhe para.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka thënë se ka nisur hetimet lidhur me rastin e vjedhjes së kasafortës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit ne fjalë. Kaq mund të themi tani për tani”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Laureta Ulaj.

(Kosova Sot Online)