Ky është 19 vjeçari që u vra me thikë në Gjilan

  • G.G /
  • 23 October 2020 - 10:59
Ky është 19 vjeçari që u vra me thikë në Gjilan

Me datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informate se ne rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjete te mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001) .

Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan , më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë.

“Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit , njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale.

Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani ne Prishtine kishte ndërruar jete .

Media mëson së bëhët fjalë për Engjëll Smërqakun I cili është therur para banesës së tij në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan.

(Kosova Sot Online)