Dy të rinj në Skenderaj gjejnë kuletën me para dhe e dorëzojnë në Polici

  • E.K /
  • 23 October 2020 - 11:33
Dy të rinj në Skenderaj gjejnë kuletën me para dhe e dorëzojnë në Polici

Dy të rinj nxënës e kanë gjetur kuletën me dokumentacion dhe me një shumë të hollave duke vepruar ndërgjegjshëm i kanë dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj.

Sot rreth orës 8, dy të rinjtë nxënës të cilët deri sa ndodheshin në udhëkryqin afër shkollës profesionale në Skenderaj, kanë gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të hollave.

Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ia ka dorëzuar pronari.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ka thënë se “ju është mirënjohëse dy të rinjve-nxënësve për gjestin e ndërgjegjshëm”.

(Kosova Sot Online)