Hoti me kabinet në Maqedoni të Veriut për rrjetin 5G

  • E.K /
  • 23 October 2020 - 14:30
Hoti me kabinet në Maqedoni të Veriut për rrjetin 5G

Një delegacion nga Kosova në krye me kryeministrin Avdullah Hotin është duke qëndruar sot në Maqedoni të Veriut.

Nga Ministrja e Punëve të Jashtme kanë dhënë detaje edhe për marrëveshjen që pritet të nënshkruhet.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, së bashku me delegacionin e kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti”, thuhet në njoftim.

Tutje, është bërë e ditur se do të nënshkruhet edhe një marrëveshje për rrjetin 5G.

“Pritja solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga kryeministri Zoran Zaev do të mbahet në orën 14:00, ndërkohë që gjatë ditës do të nënshkruhet edhe Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjetit të pastërt 5G. Gjatë kësaj vizite, Ministrja Haradinaj-Stublla do të pritet edhe nga homologu i saj, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani”, bëhet e ditur nga Qeveria.

(Kosova Sot Online)