Rekord rastesh të reja me koronavirus në SHBA

  • E.K /
  • 24 October 2020 - 11:50
Rekord rastesh të reja me koronavirus në SHBA

Rastet e koronavirusit në SHBA kanë arritur një rekord të lartë ditor, sipas autoriteteve shëndetësore të premten u raportuan 83.010 raste të reja.

Gjenerali kirurg i SHBA-së, Jerome Adams ka paralajmëruar se numri i pranimeve në spital po rritet, por nivelet e vdekshmërisë po bien për shkak të kujdesit më të mirë ndaj pacientit, raporton BBC.

Kjo vjen ndërsa gjigandët e farmacisë AstraZeneca dhe Johnson & Johnson rinisin provat e vaksinave amerikane pas miratimit nga rregullatorët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar një ditë më parë vendet në hemisferën veriore se janë në një “pikë kritike”.

Sipas Projektit të Ndjekjes Covid, gati 8.5 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në Amerikë që nga fillimi i pandemisë.

Rritja ditore të Premten tejkaloi me më shumë se 6,000 raste rekordin e mëparshëm të projektit gjurmues prej 76,842 në 17 korrik.

Gjatë javës së fundit, SHBA-ja ka regjistruar 441,541 infeksione të reja, rritja më e madhe shtatë-ditore që nga fundi i korrikut.

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusit gjithashtu është rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjashtë ditëve të fundit. 

(Kosova Sot Online)