Hajnat vjedhin arkën me para në një xhami në Prizren

  • E.K /
  • 24 October 2020 - 12:28
Hajnat vjedhin arkën me para në një xhami në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vjedhje në xhaminë e fshatit Reqan të Prizrenit.

Përmes raportit 24 orësh, është bërë e ditur se është vjedhur arka me para e kësaj xhamie.

Për këtë rast, deri tash nuk ka të arrestuar.

“Fsh. Reqan, Prizren 23.10.2020 – 05:50. Ankuesi  m/k, ka raportuar se persona (ende) të panjohur kanë hyrë në xhaminë e fshatit dhe nga aty kanë vjedhur një arkë ku kishte para”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)