Prishtina vijon të mbetet më e prekura nga COVID-19 në vend, mbi 85 të infektuar në 24 orët e fundit

  • E.K /
  • 24 October 2020 - 15:59
Prishtina vijon të mbetet më e prekura nga COVID-19 në vend, mbi 85 të infektuar në 24 orët e fundit

Derisa numri i të infektuarve po rritet në Kosovë, kryeqyteti mbetet vendi më i prekur.

Vetëm në 24 orët e fundit u konfirmuan 166 raste të reja me COVID-19, ndërsa në Prishtinë u konfirmua afro gjysma e numrit të shënuar në gjithë Kosovën.

Sipas IKSHPK-së, në Prishtinë janë shënuar gjithsej 86 raste të reja me COVID-19.

(Kosova Sot Online)