Komuna e cila dikur ishte vatër e infeksionit, sot ka vetëm 11 raste aktive

  • E.K /
  • 24 October 2020 - 16:58
Komuna e cila dikur ishte vatër e infeksionit, sot ka vetëm 11 raste aktive

Në Komunën e Malishevës në 24 orët e fundit janë shëruar 5 persona, ndërsa është regjistruar një rast i ri.

Kështu kanë bërë të ditur nga kjo komunë, përmes një njoftimi në Facebook. Rasti i ri është regjistruar në Banjë, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.

“Gjendja me pandeminë e COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: deri më sot me koronavirus janë regjistruar 269 raste, prej tyre 234 janë shëruar plotësisht, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktivë janë edhe 11 persona”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)