Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton për shkakun e vdekjes së gjyqtarit Bashkim Beshi

  • A.P /
  • 25 October 2020 - 12:25
Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton për shkakun e vdekjes së gjyqtarit Bashkim Beshi

Është ndarë nga jeta sot në moshën 52 vjeçare gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren, Bashkim Beshi.

I ndjeri ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër, në kohë të parakohshme.

Gjyqtari Beshi ka shërbyer në Gjykatën Themelore në Prizren.

Ndërsa në Këshilli Ghyqësor i Kosovës shkruan se Beshi ishte shembull, i cili me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.


“I pavdekshëm dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për të”, thuhet ndër të tjera në telegram ngushëllimin. 

(Kosova Sot Online)