Në këtë gjendje u gjetë vajza e zhdukur nga Drenica

  • 25 October 2020 - 14:10
Në këtë gjendje u gjetë vajza e zhdukur nga Drenica

Është gjetur Egzona Ferati, e cila është raportuar e zhdukur që nga data 19 tetor.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ridvan Tahiri, nga ekipi i vullnetarëve për gjetjen e saj.

Sipas tij, Egzona është gjetur jo edhe në gjendje të mirë shëndetësore.

“Është ligësht me shëndet”, shkruan Tahiri.

Ndryshe, sot ishte organizar aksion masiv për gjetjen e saj, aksioni ishte paralajmëruar edhe nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook.

(Kosova Sot Online)