Rrahje në Fushë-Kosovë, arrestohen pesë persona

  • E.K /
  • 26 October 2020 - 12:07
Rrahje në Fushë-Kosovë, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar për shkak të një rrahje që ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.

Policia njofton se të dyshuarit fillimisht janë rrahur mes vete, më pas njëri nga ta ka sulmuar fizikisht edhe një femër.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Kosovë 25.10.2020-17:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin rrahur në mes vete, ku njëri nga të dyshuarit ka sulmuar viktimën femër kosovare. Të dyshuarit pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)