Doktoresha e QKMF’së në Prishtinë thotë se s’kishte kontakt me Agon Musliun

  • E.K /
  • 26 October 2020 - 14:44
Doktoresha e QKMF’së në Prishtinë thotë se s’kishte kontakt me Agon Musliun

Doktoresha në Qendrën  e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Vlora Hasimja, ka thënë se të ndjerin Agon Musliun nuk e ka takuar. Ajo thotë se në ditën kur ai ka vdekur, ekipi i tyre ka arritur në vendin e ngjarjes pasi ndihma e shpejtë e ka marrë atë

Ajo ka thënë se me 3 maj kanë kryer 9 kontrolle, derisa ka thënë se banorët në Qendrën e Karantinës kanë pasur shqetësime të ndryshme.

“Në kuadër të Qendrës kam shërbyer dy herë. Me 3 maj në ditën tragjike kemi pas kontrolla të rregullta mjekësore ku kemi pasur gjithsej 9 kontrolla. Banorët kanë pasur shqetësime të ndryshme. Në moment e kam thirr ndihmën e shpejt dhe kam dal bashkë më infermieren në vendin e ngjarjes. Nuk e kam parë të ndjerin dhe ne si njësi e QKMF-së s’kemi qenë aty. E ka marr ndihma e shpejt pa arrit na. S’jam ftuar me kontrolluar Agon Musliun. Kemi pasur raste që kemi trajtuar edhe me probleme psikike. S’kemi pasur asnjë kontakt me të ndjerin as para dhe as pas vdekjes së tij”, ka deklaruar ajo.

(Kosova Sot Online)