Shtrirja e virusit: Nga janë 205 të infektuarit dhe tre të vdekurit e 24 orëve të fundit

  • E.K /
  • 26 October 2020 - 15:27
Shtrirja e virusit: Nga janë 205 të infektuarit dhe tre të vdekurit e 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit është raportuar për tre persona të vdekur si pasojë e koronavirusit. Janë shënuar 205 raste të reja, ndërkaq janë shëruar 62 persona.

Tre persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19, duke çuar kështu numrin e vdekjeve në 666.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës është bërë e ditur se vdekjet janë shënuar në tri spitale të vendit.

Një person ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, një në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë dhe një në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 943 mostra, nga të cilat 205 kanë rezultuar pozitive.

Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 18 mijë e 148, nga gjithsej 88 mijë e 90 mostra të testuara që nga fillimi i shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë.

Deri më tani janë shëruar 15 mijë e 150 persona, derisa raste aktive janë 2 mijë e 332.

Prishtina po vazhdon të ketë më së shumti raste pozitive me koronavirus.

Vetëm sot në kryeqytet janë konfirmuar 111 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

(Kosova Sot Online)