Detaje nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi dje Turqinë

  • E.K /
  • 27 October 2020 - 08:27
Detaje nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi dje Turqinë

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar këtë të hënë në Turqi, në qytetin Iskenderun, që ka tronditur vendin.

Mediat turke bëjnë me dije se fillimisht dyshohet se ka qenë një person që ka shkëmbyer zjarr me policinë.

E më pas i dyshuari ka hedhur veten në erë me bombën që kishte të lidhur në trup.

Ambulancat dhe skuadrat e policisë janë dërguar në rrethin ëskenderun të provincës jugore turke Hatay, pas shpërthimit që goditi rrugën Fener të qytetit, e cila është mbyllur për trafik pas incidentit.

Guvernatori i provincës Hatay, Rahmi Doëan, në llogarinë e tij në twitter njoftoi se nuk ka pasur viktima nga incidenti.

Doëan tha se shpërthimi ndodhi menjëherë pasi forcat e sigurisë neutralizuan njërin nga dy terroristët e dyshuar, të cilët po i ndiqnin:

“Policia u vu në ndjekje të 2 terroristëve për të cilët dyshoi gjatë kontrollit në një postbllok të ngritur në nënprefekturën Iskenderun të Hatay-it, në jug të Turqisë. Ndërkaq një terrorist që përpiqej t’i shpëtonte me makinë ndjekjes së policisë hodhi veten në erë. Në zonë vazhdon operacioni për kapjen e terroristit tjetër”.

(Kosova Sot Online)