Këshilltari i Vjosa Osmanit: Duhet të gjendet edhe urdhërdhënësi për vrasjen e Ukë Bytyçit

  • E.K /
  • 27 October 2020 - 10:40
Këshilltari i Vjosa Osmanit: Duhet të gjendet edhe urdhërdhënësi për vrasjen e Ukë Bytyçit

Këshilltar i kryeparlamentares, Faton Peci ka reaguar pas disa shkrimeve në media, ku thuhet se Vjosa Osmani ka bërë një “huqje” sot kur ka shkruar për vrasjen e veprimtarit të LDK-së, Ukë Bytyçit.

Peci në Facebook ka shkruar se këtu “nuk ka huqje fare”, derisa, ai e arsyeton këtë duke thënë se vrasësi është në burg, mirëpo, urdhërdhënësit jo.

“Prandaj edhe duhet të zbardhet kush ka dhënë urdhrin për vrasjen e Ukë Bytyçit dhe shumë veprimtarëve të tjerë”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/faton.peci.3/posts/4510017675738405

(Kosova Sot Online)