Rrahje në Deçan, përdoren edhe thikat, policia prangos katër të dyshuar

  • E.K /
  • 27 October 2020 - 11:18
Rrahje në Deçan, përdoren edhe thikat, policia prangos katër të dyshuar

Katër persona janë prangosur dje në Deçan pasi janë përfshirë në një rrahje ku janë përdorur edhe thikat.

Si pasojë e përdorimit të thikave, të dyshuarit i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

Pas intervistimit tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR -SULM FIZIK/Deçan 26.10.2020 16:30. Janë arrestuar 4 persona të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje mes tyre kanë sulmuar fizikisht por edhe me mjete të mprehta thikë njëri-tjetrin duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore. Pas intervistimit të tyre me urdhër të prokurorit 3 prej tyre dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt. 

(Kosova Sot Online)