Ministria e Abrashit për 2 milionëshin: Dikush e ka gënjyer qëllimisht ministren Bajrami

  • E.K /
  • 27 October 2020 - 14:21
Ministria e Abrashit për 2 milionëshin: Dikush e ka gënjyer qëllimisht ministren Bajrami

Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi beson se dikush ka dashur ta keqinformojë ministren e Financave, Hykmete Bajramin, kur i ka thënë se useri i një zyrtari të kësaj ministrie ka qenë determinues për të kryer vjedhjen e afto 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

“Ministrja Hykmete Bajrami me siguri është e keqinformume se tash këtë informatë nuk e ka prej ministrisë tonë, po kush e di kush ia ka dhënë. Tash njerëzit për me e heqë përgjegjësinë, japin edhe informata të pasakta te ministrja”, ka thënë sekretari.

Ai ka thënë se zyrtari i apostrofuar nga ministrja Bajrami është ende punëtor i Ministrisë, por që është transferuar në një detyrë të re në Mitrovicë.

“Ky zyrtari Fadil Fazliu, është zyrtar certifikues i Ministrisë së Infrastrukturës, nga 14 janar 2020 është transferu përkohësisht si U.D i udhëheqësit të njësisë së patentë shoferave në Mitrovicë”, ka thënë Bytyqi, i cili ka theksuar se ky zyrtar mund të kthehet sërish në ministri. 

(Kosova Sot Online)