Burgu i Femrave në Lipjan bëhet me serë bujqësore

  • E.K /
  • 27 October 2020 - 14:25
Burgu i Femrave në Lipjan bëhet me serë bujqësore

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, të burgosurit kanë përfunduar ndërtimin e serës bujqësore.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, SHKK’ja ka bërë me dije se e gjithë puna është kryer nga tre të dënuar dhe se produktet bujqësore nga kjo serë do të përdoren për nevoja të institucioneve korrektuese.

“Të burgosurit, përveçse kanë aktivitete të shumta edukative, sportive, ata çdo ditë e më tepër po zhvillojnë edhe aktivitete tjera, me të cilat po shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë. Falë punës së të burgosurve, në seren bujqësore do të angazhohen në punë të burgosurat  e QKFL-së, me ç` rast produktet bujqësore nga kjo  serë do të përdoren per nevojat e institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftimin e SHKK’së.

https://www.facebook.com/SherbimiKorrektuesiKosoves/posts/849025785873174

(Kosova Sot Online)