Bilanci i fundit: Tri viktima e 197 raste të reja me Covid 19

  • E.K /
  • 27 October 2020 - 15:01
Bilanci i fundit: Tri viktima e 197 raste të reja me Covid 19

Instituti Kombëtar ka bërë të ditur se nga 1018 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 197 raste pozitive me Covid-19.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre viktima si pasojë e koronavirusit (pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK), kurse 48 pacientë janë shëruar

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 197 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK)”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)