Shkaku i Covid-19, Lavrov anulon shtyn në Beograd

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 16:45
Shkaku i Covid-19, Lavrov anulon shtyn në Beograd

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov ka shtyrë vizitën e tij të planifikuar në Beograd.

Gjatë  vizitës së tij në Greqi, Lavrov ishte në kontakt me një person që ishte i infektuar me Covid-19 dhe ai do të futet në vetizolim, shkruan Tanjug.

 

“Të gjitha vizitat e parashikuara dhe takimet do të shtyhet. Ai është duke u ndier mirë”, kanë thënë nga ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kishte anuluar vizitën e paraparë në tetor në Serbi.

(Kosova Sot Online)