Kosnett: Nuk ka gjasa që SHBA të sjellë emrin e presidentit të ardhshëm me zarf

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 21:06
Kosnett: Nuk ka gjasa që SHBA të sjellë emrin e presidentit të ardhshëm me zarf

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se liderët e subjekteve politike duhet të respektojnë Kushtetutën sa u përket zgjedhjeve të reja apo jo.

“Nëse Kushtetuta e lejon ndryshimet në koalicion ne do ta respektojmë. Por nëse shihet se Kosova po shkon nga zgjedhjet, ne do ta respektojmë edhe atë opsion. Kam dëgjuar njerëzit duke thënë se SHBA nuk do të lejojë zgjedhjet apo nuk do të pranojmë rezultate të caktuara, kjo nuk është e vërtet. Presim që qeveritarët t’i përmbahen Kushtetutës”, ka thënë Kosnett.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë thotë se ka shumë skenarë sa i përket zgjedhjeve apo riformatizimit të qeverisë por sipas tij e rëndësishme është të respektohet Kushtetuta.

Kosnett ka thënë se nuk ka asnjë shanse që SHBA të sjell me zarf emrin e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

“Nuk mendoj se ndonjëri nga kolegët e mi janë të interesuar ta bëjnë një gjë të tillë. Jemi në vitin 2020 dhe nuk besoj se më funksionojnë instruksione të tilla që jepen nga jashtë. Nuk besoj se ka qenë ndonjëherë e vërtet diçka e tillë e as që mund të jetë tash kur verbërisht pranohen instruksione nga jashtë”, tha ndër të tjera ambasadori Philip Kosnett.

(Kosova Sot Online)