Grabitje me armë në një pompë karburantesh në Prishtinë, hajnat vjedhin 300 euro

  • E.K /
  • 28 October 2020 - 09:39
Grabitje me armë në një pompë karburantesh në Prishtinë, hajnat vjedhin 300 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një grabitje me armë në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

Tre persona të maskuar, duke e kanosur personin që ishte duke punuar në marketin e pompës së derivative, kanë grabitur 300 euro para të gatshme.

“Rr. Mon Balaj, Prishtinë 27.10.2020-01:20.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në marketin e pompës së derivateve, tre persona të panjohur, të maskuar, njëri prej tyre me armë të gjatë, duke e kanosur i kanë grabitur rreth 300 € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)