Mjeku i Infektivës infektohet me Covid-19

  • E.K /
  • 28 October 2020 - 10:51
Mjeku i Infektivës infektohet me Covid-19

Vala e radhës e pandemisë Covid-19 në Kosovë përveç infektimit të qytetarëve, është duke prekur edhe punëtorët shëndetësor.

Një prej tyre, specialisti i Klinikës Infektive Dr. Veli Rexha, është konfirmuar sot pozitiv pas shfaqjes së disa simptomave.

Lajmin e ka konfirmuar vet Rexha me anë të një postimi në Facebook. “Gjithmonë pozitiv në jetë sot edhe Covid pozitiv”, ka shkruar ai.

Deri më tani në Kosovë janë të prekur mbi një mijë punëtorë shëndetësorë, mjekë, infermierë e punëtorë tjerë. Fatkeqësisht në mesin e tyre ka edhe viktima. 

(Kosova Sot Online)