Serbia fut Kosovën në top prioritetet e Qeverisë

  • E.K /
  • 28 October 2020 - 11:40
Serbia fut Kosovën në top prioritetet e Qeverisë

Mandatorja për përbërjen e qeverisë së re në Serbi, Ana Bernabiq, theksoi sot se qeveria e re do të jetë një qeveri e vazhdimësisë politike dhe ekonomike.

Ajo në kuvendin e Serbisë, derisa ka paraqitur programin e qeverisë tha se do të ketë gjashtë qëllime për të cilat do të kujdeset veçanërisht.

“Kjo qeveri do të ketë gjashtë qëllime për të cilat do të kujdeset posaçërisht – lufta kundër kovideve, Kosovës dhe Metohisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe luftës kundër mafies, vendimmarrja e pavarur e Serbisë, sundimi i ligjit dhe përshpejtimi i reformave dhe forcimi i mëtejshëm ekonomik i Serbisë”, theksoi Bërnabiq.

Bernabiq deklaroi sot se një nga qëllimet prioritare të qeverisë së ardhshme do të jetë ruajtja e interesave jetësore të popullit serb në Kosovë. Ajo po ashtu bëri të ditur se Serbia nuk do të heqë dorë nga dialogu dhe formimi i Asocacionit të Komunave Serbe.

Ajo vuri në dukje se, përveç shëndetit, kjo qeveri do të ketë sfida të mëdha politike, kryesisht në marrëdhëniet me Kosvën, vazhdimin e dialogut për normalizimin dhe krijimin e Asocacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

(Kosova Sot Online)